image NATO: Jemi të shqetësuar për situatën energjetike në Evropë

Botë

NATO: Jemi të shqetësuar për situatën energjetike në Evropë

news image

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka bërë një thirrje drejtuar vendeve të Evropës, që sipas tij duhet të diversifikohet furnizimi me energji, pas paralajmërimeve për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën energjetike në Evropë, sepse ajo tregon cenueshmërinë e të qenit shumë të varur nga një furnizues i gazit natyror dhe kjo është arsyeja pse aleatët e NATO-s bien dakord se ne duhet të punojmë dhe të fokusohemi në diversifikimin e furnizimeve”, tha Stoltenberg.

Po ashtu NATO, shprehi shqetësimin për cenueshmërinë energjetike të Evropës.

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth një të tretën e furnizimeve të saj me gaz dhe çdo ndërprerje do të përkeqësonte një krizë ekzistuese energjetike të shkaktuar nga një mungesë. /GazetaSinjali/