Ambasada Britanike në Prishtinë ka kujtuar se më 12 qershor të vitit 1999 ndërhyrja e NATO-s ndaloi katastrofën humanitare që po ndodhte në Kosovë, si dhe ka nderuar personelin që ka shërbyer për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Në këtë ditë, 12 qershor, kujtohet ndërhyrja jetike e forcave të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që po zhvillohej në Kosovë, si dhe burrat dhe gratë që kanë shërbyer dhe në disa raste kanë humbur jetën për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se ata nderohen për kontributin e tyre, ndërsa mbetet përkushtimi për vazhdimin e mbështetjes ndaj Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, me synim një zgjidhje të qëndrueshme politike në Kosovë dhe rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!