image Maqedonci në NATO: Kosova përkrah aleatët në mbështetje të Ukrainës dhe sigurisë globale

Siguri

Maqedonci në NATO: Kosova përkrah aleatët në mbështetje të Ukrainës dhe sigurisë globale

news image

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel, ku janë diskutuar zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.

Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, është rikonfirmuar mbështetja e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus.

Takimi është udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në krah të partnerëve dhe aleatëve të saj, në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

Maqedonci ka bërë të ditur se në margjinat e takimit ka zhvilluar diskutime me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, me fokus bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/