image ​27 vite nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

Kosovë

​27 vite nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

news image

Më 10 qershor 1999, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havijer Solana, dha urdhrin për ndërprerjen e fushatës ajrore të bombardimeve. Po atë ditë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, e cila hapi rrugën për dislokimin në Kosovë të rreth 37.200 ushtarëve të KFOR-it nga 36 vende të ndryshme.

Dy ditë më vonë, më 12 qershor 1999, njësitë e para tokësore të NATO-s hynë në Kosovë, ndërsa forcat serbe nisën të tërhiqeshin nga territori.

Për garantimin e sigurisë, Kosova u nda në pesë sektorë operativë, të cilët u administruan nga kontingjentet e KFOR-it të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

Pas vendosjes së forcave të NATO-s, filloi edhe shtrirja e administratës së përkohshme të OKB-së, e cila mori përgjegjësinë për drejtimin dhe administrimin e vendit për një periudhë të caktuar.

Në të njëjtën periudhë u bë edhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u shpërbë dhe më pas u riorganizua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/