image “NATO është me Kievin”, Stoltenberg: Ukraina ka bërë përparim mbresëlënës
[wp-story id="814678"]

Botë

“NATO është me Kievin”, Stoltenberg: Ukraina ka bërë përparim mbresëlënës

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka vlerësuar guximin e popullit dhe ushtrisë ukrainase për progresin dhe për rrimarjen e territorit nga pushtimi rus.

Stoltenberg, bëri një deklaratë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, pas telefonatës që e kishte zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, përcjell Sinjali.

 “Rusia duhet të ndalojë luftën që ka nisur. NATO do të mbështesë dhe shtojë suportin për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shkruan kreu i organizatës ushtarake në një njoftim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk bëri asnjë koment lidhur me faktin që Ukraina ka bërë kërkesë për antarsim urgjent në NATO.

/GazetaSinjali/