Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj Nasim Haradinajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj seance, ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj është emocionuar gjatë leximit të fjalimit të tij, në momentin kur përmend anëtarët e familjes së tij.
Haradinaj u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.
Aktakuza ndaj tij u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.
Seancën mund ta ndiqni këtu drejtpërdrejtë./GazetaSinjali/