image Edhe Nasim Haradinaj shpallet fajtor

Drejtësi

Edhe Nasim Haradinaj shpallet fajtor

news image

Ish-drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale.

Nasim Haradinaj është dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, si dhe me 100 euro gjobë.

Sipas trupit gjykues, Gucati e Haradinaj qëllimshëm kishin zbuluar informacionet e mbrojtura dhe rrezikuan dëshmitarët. Është konstatuar edhe pengesa e zyrtarëve në kryerjen e detyrës zyrtare.

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

/GazetaSinjali/