Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani është infektuar me koronavirus për herë të dytë.
Ramadani ka bërë apel te qytetarët që të kujdesen dhe të vaksinohen kundër virusit Covid-19.
Postimi i plotë:
Të dsshur qytetarë!
Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2!
Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!
Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili.
Andaj ju lutem:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Vaksinohuni!/GazetaSinjali/