image Infektohen edhe 71 persona me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Infektohen edhe 71 persona me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/