Asteroidi “Ultima Thule”, është objekti më i largët i vizituar ndonjëherë nga anije kozmike dhe për këtë arsye ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e astronomëve.
Por, asteroidi kishte në fakt një problem madhor, emrin. Kjo sepse termi në mitologjinë e lashtë tregonte thjesht një vend shumë të largët, ndërkohë që në fillimet e shekullit të XX u përdorë nga propaganda naziste për të treguar vendin nga vinin popullsitë “ariane”.
Nga ai moment termi ka mbetur në imagjinatën e shumë grupeve të së djathtës ekstreme dhe kjo nuk mbeti pa u përmendur edhe në publik.
Madje aq shumë u përmend saqë NASA ka shpallur dje vendimin për ndryshimin e emrit të asteroidit, i cili që nga sot do të njihet me termin “Arrokoth”, që në gjuhen e indianëve të Amerikës do të thotë qiell.
Në deklaratën e saj, NASA nuk përmend historinë emrit të mëparshëm, por vetëm tributin e tyre ndaj popullsive indiane që kalonin pjesë të madhe të kohës duke vrojtuar qiellin.