image Napoli vazhdon me bilanc perfekt, Rrahmani realizon golin e fitores

Futboll

Napoli vazhdon me bilanc perfekt, Rrahmani realizon golin e fitores

news image

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, ka realizuar golin e dytë në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Napoli e mposhti Fiorentinën në udhëtim me rezultat 1-2.

Kapiteni i dardanëve, në minutën e 50-të e kaloi Napolin në epërsi ndaj Fiorentinës, ku rezultati momental ishte 1-1.

Martinez dhe Lozano, realizuan golat në pjesën e parë.

Napoli vazhdon të jetë në krye të Serie A 21 pikë, derisa vendasit me 12 ka vendin e pestë. /Gazeta Sinjali Sporti/