image Napoli vazhdon ecurinë e fitoreve, mposhtë Cagliarin/ Rrahmani mban portën e paprekur

Futboll

Napoli vazhdon ecurinë e fitoreve, mposhtë Cagliarin/ Rrahmani mban portën e paprekur

news image

Napoli luajti ndeshjen e xhiros së gjashtë në shtëpi ndaj Cagliarit, shkruan Sinjali Sport.

Blutë mposhtën në “Diego Armando Maradona” skuadrën e Cagliarit me rezultat të pastër 2-0.

Dyshja sulmuese, Victor Osimhen dhe Lorenzo Insigne që po kalojnë në formë të jashtëzakonshme, realizuan golat.

Vendasit po kalojnë formën jetësore, ku janë ekipi i vetëm në Serie A me të gjitha fitore në këtë edicion me 18 pikë, derisa mysafirët kanë vetëm dy pikë në pozitën e 19-të.

Në këtë takim nga fillimi deri në fund luajti përsëri mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, i cili duket se ia ka zënë vendin Manolas. /Gazeta Sinjali Sporti/