Napoli luajti ndeshjen e xhiros së gjashtë në shtëpi ndaj Cagliarit, shkruan Sinjali Sport.
Blutë mposhtën në “Diego Armando Maradona” skuadrën e Cagliarit me rezultat të pastër 2-0.
Dyshja sulmuese, Victor Osimhen dhe Lorenzo Insigne që po kalojnë në formë të jashtëzakonshme, realizuan golat.
Vendasit po kalojnë formën jetësore, ku janë ekipi i vetëm në Serie A me të gjitha fitore në këtë edicion me 18 pikë, derisa mysafirët kanë vetëm dy pikë në pozitën e 19-të.
Në këtë takim nga fillimi deri në fund luajti përsëri mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, i cili duket se ia ka zënë vendin Manolas. /Gazeta Sinjali Sporti/