image Napoli rrëmben kreun e Serie A-së, fiton në frymën e fundit ndaj Lazios

Futboll

Napoli rrëmben kreun e Serie A-së, fiton në frymën e fundit ndaj Lazios

news image

Napoli ishte mysafir i Lazios, në derbi italian të vlefshëm për xhiron e 27-të në Seria A.

Përballja e zhvilluar në kryeqytetin italian në stadiumin “Olimpico”, përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat të ngushtë 1-2.

Lorenzo Insigne e hapi ndeshjen në minutën e 62-të, më pas Pedro e barazoi rezultatin në minutën e 88-të.

Duke menduar se ndeshja po përfundon pa fitues, në skenë doli Fabian Ruiz, i cili me një supergol ia siguroi fitoren napolitanëve në minutën e 94-të.

Napoli është në garë për titull, ku me triumfin e sotëm doli në krye të Serie A-së me 57 pikë, derisa Lazio është duke ‘luftuar’ për një vend që të dërgon në Evropë dhe mbetet në pozitën e shtatë me 43 pikë të arkëtuara.

Amir Rrahmani si zakonisht luajti tërë takimin, duke qenë një nga më të mirët te Napoli.

/GazetaSinjaliSporti/