image Napoli pastër fiton ndaj Bolognas dhe iu afrohet krerëve, Rrahmani i pakalueshëm

Futboll

Napoli pastër fiton ndaj Bolognas dhe iu afrohet krerëve, Rrahmani i pakalueshëm

news image

Pas eliminimit javën e kaluar në Kupën e Italisë ndaj Fiorentinës, Napoli i Luciano Spallettit vizitoi Bologna të Mihajlovic në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të të Serisë A. 

Bologna ishte nikoqire e napolitanëve në stadiumin “Renato Dall’Ara”, shkruan Sinjali Sport.

Mysafirët triumfuan me rezultat të pastër 0-2.

Meksikani, Hirving Lozano i realizoi që të dy golat në këtë fitore shumë të rëndësishme, që i afron te krerët e ligës.

Mysafirët u kthyen në garë për kreun e tabelës, pasi kanë 46 pikë në vendin e tretë, kurse Interi si lider ka 50 pikë, pas barazimit të djeshëm dhe Milani 48 sosh, sepse sot u mposhtë nga Spezia.

Vendasit në anën tjetër kanë 27 poena në pozicionin e 13-të.

Amir Rrahmani sërish tregoi formë të lartë, duke e mbajtur portën e paprekur për 90 minuta.

 /Gazeta Sinjali Sporti/