Tashmë zyrtarisht mund të quhet e krisur lidhja Napoli-Osimhen, me palët që mund të ndajnë rrugët që në janarin e vitit të ardhshëm.
Pavarësisht se Osimhen shënoi i vetëm për Napolin 31 gola në të gjitha garat, ai u bë objekt i një videoje të çuditshme, tashmë të fshirë, të shpërndarë në llogarinë zyrtare të klubit të Serie A, TikTok.
Kjo ka bërë që agjenti i futbollistit, Roberto Calenda të lëshojë një deklaratë të martën mbrëma në lidhje me incidentin, ku ndër të tjerash ka paralajmëruar veprime ligjiore ndaj klubit italian.
Ai shkroi në X, i njohur më parë si Twitter: “Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok nuk është e pranueshme. Një video që tallte Viktorin fillimisht u bë publike dhe më pas, por tani me vonesë, u fshi.
Një fakt i rëndë që i shkakton dëm shumë serioz lojtarit dhe i shton trajtimin që djali po vuan në periudhën e fundit mes gjyqeve mediatike dhe lajmeve të rreme”.
Calenda shtoi: “Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Viktorin”.
Pas gjitha këtyre, Victor Osimhen tani ka fshirë të gjitha fotot dhe videot me fanellën e Napolit në Instagramin e tij.
🚨 Victor Osimhen has deleted ALL photos and videos featuring a Napoli shirt on his Instagram. ❌ 😵💫
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 27, 2023
(🎥 @lnstantfoot)
pic.twitter.com/TeiBSpw0jt
Osimhen ka qenë i lidhur me disa skuadra gjatë verës që shkoi, mirëpo shuma e lartë e kërkuar nga presidenti i Napolit bëri që skuadrat të mos e arrijnë çmimin e kërkuar, duke bërë kështu që ai të qëndrojë në klub.
Tani kjo mund të arrihet duke filluar që nga janari i vitit 2024, me Osimhen që duket gjithnjë e më i frustruar me klubin dhe mund të kërkojë largimin.