image Napoli organizon Kupën e Maradonës, por nuk merr pjesë

Futboll

Napoli organizon Kupën e Maradonës, por nuk merr pjesë

news image

Presidenti i klubit italian, Napoli ka zbuluar se po punojnë për të organizuar një turne për nder të Diego Armando Maradonës.

“Kupa Maradona” do të luhet më 14 dhjetor në Arabinë Saudite për të nderuar legjendën argjentinase, një vit pas vdekjes së tij.

Barcelona dhe Boca Juniors takohen për Kupën Maradona, por Napoli çuditërisht nuk u përfshi në turne për të nderuar kujtimin e legjendës.

Presidenti i Napolit tha se janë duke punuar në një projekt të ri së bashku me ekipin e Argjentinës.

“Ne po punojmë me Ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio dhe ambasadorin argjentinas, për të organizuar një ndeshje më 24 maj 2022″.

“Një ndeshje mes Napolit dhe Argjentinës do të luhet këtu në Napoli. Ne do ta quajmë atë “Kupa e Parë Maradona”.

Serie A përfundon më 22 maj dhe De Laurentiis dëshiron të nderojë ish-futbollistin e tyre përpara se lojtarët të shkojnë me pushime.

Presidenti i Napolit dëshiron ta mbyllë sezonin me një festë të madhe për nder të Maradonës, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare nëntorin e kaluar. /Gazeta Sinjali Sporti/