image Napoli minimalisht mposhtë Salernitanan, Rrahmani i plotë

Futboll

Napoli minimalisht mposhtë Salernitanan, Rrahmani i plotë

news image

Sot (e diele) u zhvillua ndeshja mes Salernitana dhe Napolit, në kuadër të xhiros së 11-të në Seria A.

45 minutat e parë janë mbyllur me rezultat të barabartë 0-0, ashtu siç ia nisi përballja.

Pjesa e dytë e nxori fituesin, ku mysafirët arritën fitore me rezultat minimal 0-1.

Piotr Zielinski ishte heroi i Napolit duke e realizuar golin e vetëm në këtë takim (61′).

Në minutën e 70-të, Kostanos u ndëshkua me të kuq, e shtatë minuta më vonë të kuq mori edhe Koulibaly.

Me këtë fitore, Napoli kryeson në ligë me 31 pikë, derisa vendasit me 7 sosh janë të parafundit.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani njësoi si në ndeshjet e kaluara, është luajti minuta e parë deri në fund.  /Gazeta Sinjali Sporti/