image Napoli me një këmbë në finale të Kupës së Italisë, e mposht Interin në ‘Giuseppe Meazza’

Futboll

Futboll/ Napoli me një këmbë në finale të Kupës së Italisë, e mposht Interin në ‘Giuseppe Meazza’

news image

Pas fitores kundër Milanos, Inter sonte ka marrë një goditje nga Napoli duke e mposhtur në ndeshjen e parë në gjysmë-finale të Kupës së Italisë.

Në stadiumin ‘Guissepe Meazza’, Napoli arriti që të bëjë befasinë dhe ta mposhtë Interin. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz në minutën e 57-të.

Ndeshja e kthyese do të luhet në Napoli me 5 mars.  Ndërsa nesër luhet ndeshja tjetër gjysmë-finale mes Juventusit dhe Milanos. /Gazeta Sinjali/