Napoli pati mundësinë e artë që ta rrëmbejë kreun e tabelës në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Kaltërebardhërit barazuan me Cagliarin në udhëtim në kuadër të xhiros së 26-të, me rezultat 1-1.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 58-të nepërmjet golit të Gaston Pereiras.
Kur të gjithë menduan se ky duel po përfundon me fitoren e vendasve, në skenë doli, Victor Osimhen, i cili me një gol të bukur me kokë barazoi gjithçka.
Napoli momentalisht gjendet në vendin e tretë me 54 pikë, kurse Milan që kryeson ka 56 pikë, duke humbur një mundësi të mirë të rikthehet në krye të Serie A-së.
Në anën tjetër vendasit gjenden në pozicionin e 18-të me 22 pikë të grumbulluara, ku rrezikojnë rënien nga liga.
Në këtë takim nga minuta e parë u paraqit reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili kompletoi 90 minuta. /GazetaSinjaliSporti/