image Napoli kërkon zëvendësuesin e Koulibalyt, dy emra në horizont

Futboll

Futboll/ Napoli kërkon zëvendësuesin e Koulibalyt, dy emra në horizont

news image

Kalidou Koulibaly duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar këtë verë nga skuadra e Napolit, ndërsa edhe vetë presidenti De Laurentiis ka paralajmëruar më herët se është gati të pranojë ofertat në drejtim të tij.

Pikërisht për këtë arsye, drejtori sportiv i të kaltërve, Giuntoli ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij dhe emrat e shënuar në krye të listës për momentin janë dy.

I pari është francezi i Barcelonës, Samuel Umtiti, i cili nuk po gjen shumë hapësira te katalanët dhe pritet të largohet këtë verë, ndërsa Napoli ka trokitur në zyrat e spanjollëve dhe ka kërkuar informacione paraprake.

Çmimi i Umtiti llogaritet rreth 50 milionë euro, shifër kjo e papërballueshme për napolitanët, të cilët janë gati të nisin negociatat për një shumë jo më të madhe se 35 milionë euro.

Ndërkohë emri tjetër në listë është ai i brazilianit të Sevillas, Diego Carlos, i cili mund të lërë andaluzianët për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh, çka përputhet edhe me parametrat ekonomikë të napolitanëve.