image Napoli kalon në çerekfinale, shkëlqejnë Rrahmani e Bajrami

Futboll

Napoli kalon në çerekfinale, shkëlqejnë Rrahmani e Bajrami

news image

Skuadra e Napolit ka arritur që të sigurojë një vend për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka eliminuar nga kjo garë Empolin.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Diego Armando Maradona’ ka përfunduar me rezultatin 3-2. Giovanni Di Lorenzo, Hirving Lozano dhe Andrea Petagna shënuan golat e fitores për vendasit, teksa te mysafirët shkëlqeu futbollisti nga Tetova, Nedim Bajrami, me dy gola të shënuar.

Vlen të theksohet se nga fillimi luajti Amir Rrahmani, i cili kësaj radhe nuk u zëvendësua dhe pati një paraqitje të mirë.

Ndryshe, Napoli në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja Roma-Spezia. /Sinjali Sportiv/.