image Napoli fiton pastër, rrëmben pozitën e dytë/ Rrahmani luajti 90 minuta

Futboll

Napoli fiton pastër, rrëmben pozitën e dytë/ Rrahmani luajti 90 minuta

news image

Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Venezia, në kuadër të xhiros së 24-të në Seria A.

“Napolitanët” triumfuan si mysafir me rezultat të pastër 0 – 2.

Golin e parë e shënoi qendërsulmuesi Victor Osimhen pas një asistimi të Politanos (59′).

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri paraqitje mjaftë të mirë, duke ndihmuar që të mbetet porta e paprekur.

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, Andrea Petagna vulosi fitoren në fundin e takimit (90+10).

Me këtë fitore, Napoli rikthehet në garën për titull, duke rimarrur pozitën e dytë me 52 pikë, derisa Venezia renditët në pozitën e 18-të me 18 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/