“RAI Sport” dhe “Radio Kiss Kiss” raportojnë se Massimiliano Allegri është i gatshëm të pranojë ofertën e Napolit, kjo mund të ndodh vetëm nëse Real Madridi e konfirmon se nuk ka interes për trajnerin italian, përcjell Sinjali Sport.
Gennaro Gattuso mund ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve nesër, por raportet e tij me presidentin Aurelio De Laurentiis kanë qenë shumë të tensionuara për disa muaj tashmë dhe vështirë se mund të përmirësohen.
Në vend të kësaj, De Laurentiis po synon ta sjellë në stol një trajner me prestigj më të madh për edicionin e ardhshëm.
Allegri është opsioni i tij i parë dhe “RAI Sport” dhe “Radio Kiss Kiss” raportojnë se ish-trajneri i Juventusit ka pranuar me pagesën. E vetmja gjë që po e mban pezull procesin është Real Madridi.
Allegri po pret sinjale nga klubi mbretërorë. Nëse ata nuk janë të interesuar, ai është i gatshëm ta pranojë ofertën e Napolit. Si alternativë nëse dështon Allegri është Luciano Spalleti që mund ta marrë drejtimin e Napolit. /Gazeta Sinjali Sporti/