Napoli e ka mposhtur Udinesen në kuadër të ndeshjes së fundit të xhiros së katërt në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Napoli si mysafir e ka deklasuar skuadrën vendase me rezultat 0-4.
Lorenze Insigne realizoi golin e parë me një parabolë.
Përderisa për golin e dytë u përkujdes reprezentuesi kosovar Amir Rrahmani në minutën e 35, pas një superaksioni.
Kalidou Koulibaly më pas realizoi golin e radhës, kurse për të fundit u kujdes meksikani, Hirving Lozano, me një gol të bukur.
Me këtë fitore ekipi i Spalletit renditet në pozitën e parë me 12 poenë, kurse Udinese ka grumbulluar shtatë pikë në pozitën e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/