image Napoli deklason Lazion në derbin e javës, kryeson si e vetmja në Serie A

Futboll

Napoli deklason Lazion në derbin e javës, kryeson si e vetmja në Serie A

news image

Napoli u përball me Lazion në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 14-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Napolitanët mposhtën në “Diego Armando Maradona” skuadrën nga kryeqyteti italian rezultat të thellë 4-0.

Zielinski shënoi i pari, më pas Mertens me dy gola tjerë dhe Ruis me një tjetër shpartalluan bardhekaltërit.

Skuadra e Spalletit po kryeson në këtë sezon në eltiën e futbollit italian me 35 pikë dhe humbja e Milanit i motivoi që të i ik me pikë vendit të dytë.

Në anën tjetër mysafirët kanë 21 pikë duke zbritur në pozitën e gjashtë.

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kompletuan nga 90 minuta, përderisa Vedat Muriqi dhe Thomas Strrakosha nuk u inkuadruan fare. /Gazeta Sinjali Sporti/