Napoli u përball me Lazion në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 14-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Napolitanët mposhtën në “Diego Armando Maradona” skuadrën nga kryeqyteti italian rezultat të thellë 4-0.
Zielinski shënoi i pari, më pas Mertens me dy gola tjerë dhe Ruis me një tjetër shpartalluan bardhekaltërit.
Skuadra e Spalletit po kryeson në këtë sezon në eltiën e futbollit italian me 35 pikë dhe humbja e Milanit i motivoi që të i ik me pikë vendit të dytë.
Në anën tjetër mysafirët kanë 21 pikë duke zbritur në pozitën e gjashtë.
Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kompletuan nga 90 minuta, përderisa Vedat Muriqi dhe Thomas Strrakosha nuk u inkuadruan fare. /Gazeta Sinjali Sporti/