image Nagavci: Viti shkollor mbaron më 2 korrik - Sinjali

Nagavci: Viti shkollor mbaron më 2 korrik

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik dhe se testi i maturës do të mbahet më 26 qershor, shkruan Gazeta Sinjali.

Nagavci ka mbajtur një konferencë për media ku ka njoftuar se edhe më tutje se mësimi do të vazhdojë sipas skenarëve të deritanishëm, duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së.

“Udhëzimi administrativ që është në fuqi ka paraparë përfundimin me 10 qershor por për shkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj, pasi disa ditë janë zëvendësuar të shtunave, mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, ka thënë Nagavci.

“Deri në fund të 2 korrikut të vazhdohet sipas skenarëve A,B,C sipas rekomandimeve të IKShPK. Në lidhje me provimin e maturës që do të mbahet 26 qershor janë bërë të gjitha përgatitjet”, shtoi ministrja Nagavci.

Ajo foli edhe për universitetin në veri të Mitrovicës duke thënë se ky universitet menaxhohet nga drejtuesit e kësaj komune dhe se kjo çështje duhet të adresohet përmes dialogut.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin