image Nagavci pas vendimit për hapjen e shkollave, kërkon respektim masash - Sinjali

Nagavci pas vendimit për hapjen e shkollave, kërkon respektim masash

news image

Qeveria e Kosovës sonte mori masat e reja antiCOVID, ndër to, edhe për arsimin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes Facebookut edhe njëherë ka kujtuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër datë 19 maj, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, të vazhdojë sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

“Konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student. Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet  e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve”, njofton ajo.

“Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve!”, përfundon Nagavci.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin