Një grup besimtarësh myslimanë dhe të tjerë krishterë janë mbledhur në parkun Bonython të Australisë për t’u lutur për shi pas zjarreve fatale që kapluan vendin.
Besimtarët janë lutur me shpresën për përmirësimin e gjendjes dhe krizës së krijuar nga thatësira dhe zjarret masiv që kanë shkaktuar dhjetëra viktima deri më tani, përcjell Gazeta Sinjali.
Prifti Patrick McInerney, nga qendra për marrëdhënien mes të krishterëve dhe myslimanëve, u bashkua me besimtarët në lutjet e tyre.
“Sot u bashkova me motrat dhe vëllezërit e mi myslimanë në Adelaide në lutjet për shi”, tha ai.
Lutjet vijnë një ditë pasi piloti Dick Lang, 78 vjeç dhe djali i tij 43-vjeçar, Clayton, një kirurg, humbën jetën nga zjarret në ishullin Kangaroo, në brigjet e Australisë së Jugut. /Gazeta Sinjali/