image I dënuari për trafikim armësh në Shqipëri, transferohet në Kosovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit

Siguri

I dënuari për trafikim armësh në Shqipëri, transferohet në Kosovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit

news image

Një shtetas i Kosovës, i dënuar në Shqipëri për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, është transferuar të martën në Kosovë për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, raporton Sinjali.

Policia e Kosovës njoftoi se transferimi është realizuar më 9 qershor përmes pikës kufitare në Morinë, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, shtetasi kosovar ishte dënuar nga autoritetet shqiptare me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”.

“Ky shtetas ishte dënuar në shtetin e Shqipërisë me pesë vjet burgim për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municionit’, ku i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bëri të ditur se transferimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ky transferim u realizua bazuar në ligjet në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”, thuhet më tej në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/