image Mustafa: Turp për anëtarët e Qeverisë dhe të LDK-së që po heshtin përballë xhelates Mimoza Kusari-Lila

Politikë

Mustafa: Turp për anëtarët e Qeverisë dhe të LDK-së që po heshtin përballë xhelates Mimoza Kusari-Lila

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se kryeministri Avdullah Hoti nuk ishte vetizoluar pasi u testua për COVID-19, gjë që u demantua nga ky i fundit.

Mustafa i ka kritikuar ashpër edhe anëtarët e kabinetit qeveritar dhe anëtarët e partisë të cilën ai e udhëheq që po heshtin përballë Mimoza Kusari-Lilës, të cilën e ka quajtur “xhelate”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’i japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.
Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!
Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do t’i hajë.
Turp!”, ka shkruar kreu i LDK-së.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3122987851100764

Pasi Hoti dje njoftoi se ishte infektuar me koronavirus, sot herët në mëngjes, deputetja Mimoza Kusari-Lila e kritikoi ashpër kryeministrin se nuk ishte izoluar pasi ishte testuar për COVID-19. Këto i demantoi Hoti, duke shkruar se është izoluar menjëherë pasi e ka kryer testimin. /Gazeta Sinjali