image Kusari-Lila e kritikon Hotin që doli dje në terren: Pasi u testua takoi dhjetëra njerëz

Politikë

Kusari-Lila e kritikon Hotin që doli dje në terren: Pasi u testua takoi dhjetëra njerëz

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas njoftimit se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila kritikoi kryeministrin Hoti që nuk u vetizolua e doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz.

“Pasi nuk u ndie mirë dhe pasi pati arsye të testohet, pse nuk u izolua z. Hoti? Pse ai bëri të kundërten e protokollit i cili sygjeron se prej testimit deri tek marrja e rezultatit, personi izolohet? Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu ipet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga kryeministri”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kryeministri Hoti dje përmes një postimi në Facebook, njoftoi se ishte infektuar me virusin COVID-19. Ai tha se nuk ka simptoma të virusit përveç një kolle shumë të lehtë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/search/top/?q=mimoza%20kusari%20lila&epa=SEARCH_BOX