image Hoti: Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit

Shëndetësi

Hoti: Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është testuar për COVID-19 dje rreth orës 16:00.

Hoti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pasi është testuar, është izoluar sipas protokollit të rekomanduar nga mjekët.

Kreu i qeverisë ka shtuar se nuk ka pasur simptoma përveç një kolle të lehtë.

“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtorët më rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, ka thënë Hoti.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila kritikoi kryeministrin Hoti që nuk u vetizolua e doli në terren dhe takoi dhjetëra persona. /Gazeta Sinjali/