image Mustafa takon ambasadorët e huaj, diskutojnë për proceset aktuale në Kosovë

Kosovë

Mustafa takon ambasadorët e huaj, diskutojnë për proceset aktuale në Kosovë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa priti në takime të ndara ambasadorin gjerman, Jorg Rohde, ambasadorin italian, Nicola Orlando dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, me të cilët ka biseduar për proceset aktuale në Kosovë dhe pikëpamjet e LDK-së për stabilitetin qeverisës të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari Mustafa po ashtu dje zhvilloi një takim virtual edhe me ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe priti në takim përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad të shoqëruar nga ambasadori norvegjez në Kosovë.

Kreu i LDK-së mbetet i përkushtuar për të garantuar stabilitet politik që është i domosdoshëm në këtë fazë që po kalon vendi, thuhet në një njoftim të LDK-së. /Gazeta Sinjali/