Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka folur rreth sondazheve të publikuara rreth rezultatit të zgjedhjeve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Mustafës, këto sondazhe nuk janë profesioniste dhe se Lëvizja Vetëvendosje po ia bën qejfin vetes.
“Sondazhet i kemi marrë si informacione të cilat i kultivojnë dhe i prezantojnë ata që vetveten duan ta reklamojnë. Nuk kemi sondazhe profesioniste që tregojnë se kush është rezultati me të vërtet. Vetëvendosje po ia bën qejfin vetes me sondazhe”, ka thënë ai në Televizionin Publik./Gazeta Sinjali/