image Mustafa: S'kam thënë në mënyrë eksplicite që presidenti i takon PDK-së

Politikë

Mustafa: S’kam thënë në mënyrë eksplicite që presidenti i takon PDK-së

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se deklarata e tij se posti i presidentit i takon Partisë Demokratike të Kosovës, nuk është thënë në mënyrë eksplicite, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ai ka folur për parime, bazuar në numrin e deputetëve që ka PDK dhe sujektet e tjera.

“…do ta japin kandidatin për president, është partia pas nesh, është partia e tretë me radhë, për nga numri i deputetëve, kjo është evidente. Por, në pikëpamje të presidentit është çështje e tyre dhe çështje e jona që duhet ta diskutojmë. Ajo që ka dalë në media, që unë kam thënë ‘presidenti i takon PDK-së’. Unë nuk e kam thënë këtë në mënyrë eksplicite, unë kam folur për parime, bazuar në numrin e deputetëve që kanë subjektet në Kuvend”, tha ai.

Ndërkaq, sa i përket kandidaturës të vetëshpallur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, Mustafa tha se është e drejtë e secilit subjekt të kandidojë anëtarët e tyre, por tha se ka nevojë për një marrëveshje të gjerë, që garanton 80 vota në Kuvend./Gazeta Sinjali/