Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar sot rreth orës 11:00 në shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Mustafa pasi që votoi, tha se dita e sotme është shumë e rëndësishme për vendin, pasi qytetarët me votën e tyre do ta vendosin Kosovën në binarë.
“Sot konsideroj se është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Qytetarët sot vendosin për fatin e tyre dhe për qeverisjen e tyre. Unë kam besim tek qytetarët, kam besim se Kosova do të ecë përpara, do të kaloj ne binarë që i nevojitet edhe zhvillimit ekonomik edhe perspektivës së qytetarëve edhe perspektivës së të rinjve. Unë do t’i ftoja sot qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votim në mënyrë që të shprehet vullneti i tyre në numrin më të madh, sepse ajo fuqizon edhe qeverisjen e ardhshme“, tha ai.
I pari i LDK-së, tha se beson që kësaj here do të ketë më shumë qytetarë, që do të shfrytëzojnë të drejtën votës./Gazeta Sinjali/