image Mustafa: Nuk e kemi asnjë problem që të shkojmë në zgjedhje, në çdo moment jemi të gatshëm

Politikë

Mustafa: Nuk e kemi asnjë problem që të shkojmë në zgjedhje, në çdo moment jemi të gatshëm

news image

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk e ka problem që vendi të shkojë në zgjedhje nëse nuk bëhet një zgjidhje sa i përket postit të presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk e kemi asnjë problem që të shkojmë në zgjedhje, në çdo moment jemi të gatshëm për zgjedhje, por nuk e shoh që zgjedhjet ofrojnë zgjidhje për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket një kandidati të LDK-së për president, Mustafa thotë se ata nuk mendojnë të dalin me një propozim të tillë pasi që e kanë kryeministrin.

“Në rrethana të tilla është mirë të bisedohet haptas për president dhe të mos shkohet në zgjedhje, sepse edhe pas zgjedhjeve mundet që asnjë parti apo koalicion të mos i ketë 80 deputetë në Kuvend”, ka thënë kreu i LDK-së.

Sipas tij, dialogu me Serbinë dhe përmbyllja e tij i hap rrugën anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Duke folur për akuzat e Vjosa Osmanit ndaj tij dhe LDK-së, ai tha se ata e kanë krijuar një fetish nga Vjosa Osmani.

“Ajo duhet tash të shpërfaqet meqë thotë se ka vota dhe t’i merr ato vota me listën e vet. Ata askush nuk e pengon në këtë rrugë”, tha Mustafa në RTK.

/Gazeta Sinjali/