image Mustafa ngushëllon kryeministrin Rama: Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë

Sociale

Mustafa ngushëllon kryeministrin Rama: Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë

news image

Me rastin e vdekjes së nënës së kryeministrit Edi Rama, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministrit shqiptar.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë!

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram ngushëllimin dërguar Ramës. /Gazeta Sinjali/