image Zëdhënësi i LDK-së: Lista zgjedhore do të jetë e pastër

Kosovë

Zgjedhjet/ Zëdhënësi i LDK-së: Lista zgjedhore do të jetë e pastër

news image

Sapo ka përfunduar mbledhja e e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas kësaj mbledhjeje, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se nga kjo parti nuk do të kandidojë për deputet/e asnjë person që ka probleme me ligjin, shkruan Sinjali.

“LDK nuk do të ketë emra të njerëzve të dënuar. LDK do të ketë një listë të pastër konform rregullave ligjore të LDK-së, duke ofruar listën me emra të njerëzve të cilët nuk kanë probleme me ligjin”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK-ja ende nuk e ka përpiluar listën me kandidatë për deputetë.

“LDK ende nuk e ka përpiluar listën e kandidatëve për deputetë. Këtë do ta bëjë deri neser kur është afati ligjor”, ka deklaruar ai.

Nesër është afati i fundit kur partitë dhe koalicionet do të duhet t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /Sinjali