image Mustafa: Arrestimi i Rugovës është bërë pa asnjë bazë ligjore, kërkuam të trajtohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi

Mustafa: Arrestimi i Rugovës është bërë pa asnjë bazë ligjore, kërkuam të trajtohet nga Prokuroria Speciale

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur në një konferencë për media, pas caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.

Mustafa tha se arrestimi i Haki Rugovës është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe se ky arrest është kryer në ditën kur është raportuar për 100 ditëshin e Qeverisë, që sipas tij, qëllimi kryesor ka qenë njollosja e Qeverisë.

“Në emër të LDK-së kërkojë të zhvillohet sa ma shpejt procesi gjyqësor, të vërtetohet bazueshmëria ligjore e akuzave ndaj Haki Rugovës, në qoftë se ky proces zhagitet ne konsiderojmë se arrestimi, degradimi para opinionit si kryetar i komunës, si nënkryetar i LDK-së, si familjar është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe ta dëmtojë LDK-në. Arrestimi është kryer në ditën kur është raportuar për 100 ditëshin e Qeverisë, sepse ska asnjë aferë korruptive, dhe ne dyshojmë që është tentuar të njolloset kjo Qeveri”, tha Mustafa.

Gjykata Themelore në Pejë sot ka marrë vendim që t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji kreut të Komunës së Istogut, Haki Rugovës.

/Gazeta Sinjali/