Sot është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për nder të 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para fillimit të kësaj seance deputetja e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në foltoren e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Theksojmë se deputetja edhe më herët ka vendosur në Kuvend mbishkrime dhe pankarta në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.