image Musliu refuzoi ftesën në Forumin e Gruas: Më ftuan si publik, nuk ia mbushi sallën askujt

Politikë

Musliu refuzoi ftesën në Forumin e Gruas: Më ftuan si publik, nuk ia mbushi sallën askujt

news image

Foto ilustruese


Në Prishtinë, sot është duke u mbajtur Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ky organizim nuk kaloi pa u kritikuar nga figura të njohura të vendit.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ishte e ftuar në këtë forum, por ajo nuk qe e pranishme.

Musliu në një përgjigje për Sinjalin tha se ftesën e ka refuzuar për shkak se është ftuar si publik e jo si folëse.

“Meqenëse unë drejtoj një Komision Parlamentar për mbikëqyrjen demokratike të AKI-së dhe kam mbi 13 vjet përvojë në kontrollin demokratik të institucioneve të Sigurisë nuk kam mundur të arsyetoj ftesën për të qenë në publik dhe nuk e shoh të arsyeshme të ja mbushë sallat askujt”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e sheh të pakuptimë që askush nuk është i ftuar as nga Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Unë kam parë folsit vendor në këtë Forum dhe e shoh të pakuptimtë që nga dy komisionet Parlamentare për Siguri që ka Kosova askush mos të përfshihet në panel.

Në anën tjetër panelet i mbushin me këshilltarë dhe deputetë të partive në pushtet. Një konferencë e tillë do duhej t’i tejkalonte diferencat partiake apo pikëpamjet e ngushta politike dhe personale”, përfundoi Musliu.

Në edicionin e parë të tij, WPS, pritet të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, në fokus të të cilit do të jetë trajtimi i çështjeve që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.

Në këtë Forum po marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

/GazetaSinjali/