Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas ngritjes enorme që ka pësuar çmimi i vajit dhe produkteve tjera bazë në vend.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë sekjo që po ndodh është krim dhe nuk ka të bëjë më as me krizën dhe as me mungesën, raporton Gazeta Sinjali.
“Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqu me situatën në teren. A ka inspektor ky vënd qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve.”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, çmimi i vajit ka pësuar rritje brenda natës, duke shkuar në 3,49 euro për një litër sot.
Përpos vajit rritje të çmimeve ka edhe në produktet dhe shërbimet tjera në tregun e Kosovës si bukë, miell, derivate të naftës, bileta autobusi dhe taksi.
Çmimet janë në trend të rritjes gjithandej, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.
Postimi i plotë i Musliut: