image Musliu: Kurti s'ka dhënë asgjë për këtë vend, nuk mund t'i poshtëroj anëtarët e PDK-së

Politikë

Musliu: Kurti s’ka dhënë asgjë për këtë vend, nuk mund t’i poshtëroj anëtarët e PDK-së

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur edhe një herë pas dhunës së përdorur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të PDK-së e VV-së, raporton Gazeta Sinjali.

Musliu tha se si parti nuk lejojnë që të poshtërohen, e siç shprehet ajo, aq më pak nga kryeministri Kurti.

“Nuk lejojmë askush që të na lëndoj e të na poshtëroj. I fundit që mundet me i poshtëru anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës është Albin Kurti, i cili nuk ka dhënë asgjë për këtë vend”, u shpreh ajo në Euronews Albania.

/GazetaSinjali/