image Musliu kritikon deputetët: Duhet të jeni më produktiv

Politikë

Musliu kritikon deputetët: Duhet të jeni më produktiv

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kundërshtuar debatin që po bëhet në Kuvendin e Kosovës derisa në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore.

Sipas saj, në këtë seancë është dashur të kalohet drejtpërdrejt në votim të amendamenteve.

Ajo iu drejtua kryeparlamentarit duke thënë se: “E kam goxha bezdi të flas si ‘kofini pas të vjelave, se debatet sot janë këtu debate shterpë, gjithçka ka kaluar, por mua më befasoni ju zotëri kryetar pse po lejoni kaq shumë debat me një përvojë tuajën mbi 10 vjeçare në Kuvend e dini se është dashur të futemi direkt në votimet e amendamenteve dhe arsyetimet e amendamenteve”.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur deputetes Musliu duke lexuar nenin 58 të rregullores së kuvendit i cili përcakton se në shqyrtimin e dytë të projektligjit përveç paraqitjes së raportit nga komisioni funksional dhe diskutimit të grupeve parlamentare, mund të flasin edhe përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e tjerë.

Deputetja Musliu e merr fjalën dhe e falënderon kryetarin për kohën që ia mori për ta lexuar rregulloren e Kuvendit.

Ndërkaq, sa i përket kësaj çështje ajo shprehet se:  “Është plotësisht ajo që thoni ju, por e thash që jeni deputet më 11 vite ndoshta përvojë dhe i dini shumë mirë praktikat që i ka ndjek ky kuvend dhe kërkova të jemi më praktik në çështje të tilla dhe mos të harxhojmë kohë koti sepse edhe ju e dini që ky debat nuk prodhon asgjë përveç polemikave politike që mund të kenë sot këtu”.

Në fund të fjalimit Musliu përmendi fushatën elektorale duke thënë se në sallë u hap çështja e saj, dhe nga kjo ajo kërkoj që Kuvendi të jetë më produktiv në punën që bënë.

/GazetaSinjali/