Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia dhuroi një shall me ngjyrë portokalli, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës.
Ajo theksoi se këtë shall ia dërgoi si porosi nga ish-punëtoret e aeroportit, të cilat siç tha ajo, janë larguar padrejtësisht nga puna.
“Simbolikisht ta dorëzova këtë shall si porosi nga ish-punëtoret ose punëtoret të cilat padrejtësisht janë larguar nga puna. Janë gjithsej 90, 50 prej tyre janë gra. Duhet t’i presësh në takim dhe të konsultohesh me ato dhe t’i adresosh çështjet që kanë”, tha deputetja.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, tha se do ta ketë parasysh kërkesën për takim.