image Musliu i del në krah Bogujevcit: Saranda pagoi çmim të madh për këtë liri

Sociale

Musliu i del në krah Bogujevcit: Saranda pagoi çmim të madh për këtë liri

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka dalë në krah nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit.

Kjo e fundit u ‘gozhdua’ së fundi në rrjetet sociale pasi deklaroi se ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

E Musliu, e cila vet u ‘gozhdua’ gjithashtu para pak ditësh në rrjetet sociale pas një fjalimi kundër Albin Kurtit, i ka dalë në mbështetje Bogujevcit.

Sipas saj, grua e fortë nënkupton kur dikush del mbi interesat personale e partiake për të respektuar të drejtën e një gruaje tjetër.

Musliu ndër tjerash tha se deputetja Bogujevci ka paguar çmim të madh për lirinë që e gëzojmë.

Postimi i plotë:

“Grua e fortë nuk do të thotë vetem ta kërkosh e ta mbrosh të drejtën tënde. Grua e fortë do të thot kur ti del mbi interesat përsonale e partiake për të respektuar të drejtën e një gruaje tjetër pa dallim partie, ngjyre, feje apo çka do tjetër. Vlerat tona nuk mbrohen duke tentuar ti ndryshojmë njerzit. Vlerat tona mbrohen duke e respektuar secilin për atë që është! E di qe Saranda nuk ka nevojë për mbrojtje por duke kujtuar të kaluaren tonë jo të larget kur nuk kishim të drejt të jetonim të lirë, e kemi obligim si shoqëri ta respektojmë Lirinë e secilit prej nesh, pa harruar qe Saranda pagoi çmim të madh për këtë Liri.”

May be an image of 4 people and people standing

/GazetaSinjali/