image Mushkolaj pasi Osmani tha se Prindoni nuk i sulmoi mediat: Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti

Politikë

Mushkolaj pasi Osmani tha se Prindoni nuk i sulmoi mediat: Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti

news image

Gazetari dhe analisti, Imer Mushkolaj ka komentuar deklaratën e fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se bashkëshorti i saj Prindon Sadriu nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Mushkolaj tha se ndoshta Osmanin e ka verbuar pushteti.

“Presidentja po na konsideron edhe analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK’në. Por, presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

/GazetaSinjali/